
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e përdorimit të armëve, më saktësisht në Filadelfia, ku një fëmijë i moshës 2 vjeçare qëlloi me armë të motrën 11 vjeçare, nëpërmjet një të shtëne të qëlluar aksidentalisht.
Fëmija e shkrepi armën duke menduar se ishte lodër. Mësohet se në kohën e ngjarjes së rëndë, nëna ndodhej në shtëpi bashkë me katër fëmijët, ndërsa gjithçka ndodhi brenda pak sekondave, kur gruaja shkoi në banjë.
Plumbi e preku 11 vjeçaren në zemër, pasi i hyri nga pjesa e pasme e shpatullës. Fatmirësisht mbetën të palënduar dy fëmijët e tjerë me moshë 14 dhe 7 vjeç. Mësohet se pistoleta ishte e të dashurit të nënës, i cili e linte gjithmonë në pjesën e sipërme të frigoriferit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





