
Korçë, 7 prill 2014, NOA.al- Pas vdekjes së bashkëshortit, një 49-vjeçare është përfshirë në një konflikt pronësie me nipin e burrit. Shkak është bërë ndarja e banesës së përbashkët dykatëshe.
Mësohet se 49-vjeçares me iniciale V.G., nga Korça i takonin me ligj dy dhoma gjë e cila nuk është pranuar nga 26-vjeçari K.G.
Ky i fundit ka tentuar disa herë të përzërë nga banesa gruan duke i thënë se pas vdekjes së burrit ajo nuk mund të jetonte ende tek njerëzit e tij. Mirëpo gruaja nuk ka pranuar me argumentin se shtëpia e bashkëshortit është edhe e saj.
Pas konflikteve të shpeshta ditën e djeshme 26-vjeçari në gjendje të dehur i ka shkatërruar shtëpinë 46-vjeçares e cila njoftoi policinë. Mësohet se forcat e policisë shoqëruan të riun i cili aktualisht po hetohet për veprën penale të “dhunimit të banesës”./k.k/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





