
Një histori e çuditshme vjen nga Britania e Madhe. Një mësuese britanike e cila nuk kishte asnjë sëmundje terminale, në moshën 89 vjeçare, iu drejtua një klinike në Zvicër për ti dhënë fund jetës.
Gruaja e identifikuar me emrin Anne, kërkoi eutanazinë pasi nuk arrinte dot që të përshtatej me teknoklogjitë e reja dhe me kohët moderne, duke mos përdorur dot kompjuter, e-mail, iPhone etj., dhe duke qenë kundër ushqimeve të fast food.
Gruaja mendonte se personat po transformoheshin në robot dhe nuk arrinte që të jetonte në këtë realitet, duke e vendosur veten përballë dy zgjedhjeve, të përshtatej ose të vdiste. Kështu, ajo zgjodhi rrugën e dytë.
Anne kishte disa probleme shëndetësore, por nuk ishte në gjendje të rënduar. Ajo arriti që të bindte mjekët se nuk kishte një të ardhme të kënaqshme dhe se do të vdiste në një azil, ndërsa mbi të gjitha denoncoi shoqërinë moderne për “mungesë humanizmi”, për faj të teknologjisë.
Ajo u shoqërua në Zyrih për t’iu nënshtruar vetëvrasjes me asistencë nga mbesa e saj 54 vjeçare Linda, e cila i qëndroi në krah deri në momentin e fundit./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





