Transmetuar më 07-04-2014, 18:55

Korçë, 7 Prill 2014, NOA.al/ Klodiana Kotorri- Një çift të rinjsh po hetohen nga policia pasi akuzohen për vjedhjen e një shume prej 1.5 milionë lekësh të vjetra.

N.G, 17 vjeç dhe i dashuri i saj B.J, 21 vjeç nga Korça u shoqëruan ditën e djeshme nga policia për veprën penale të “vjedhjes së kryer në bashkëpunim”.

Burime nga policia thanë për Noa.al, se 17-vjeçarja në periudha të ndryshme dyshohet se ka vjedhur në banesën e saj një shumë të konsiderueshme parash. Babai i saj kishte ruajtur 1.5 milionë lekë të vjetra për raste emergjente pasi kishte qenë emigrant në Greqi por vajza i ka vjedhur ato.

Pas zbulimit të mungesës së parave, kryefamiljari njoftoi policinë e cila nisi hetimet. Pas hetimeve të para u identifikuan dhe autorët e ngjarjes.

“Paratë ia vodha babait pasi më mësonte i dashuri. Ai më premtonte se do të më donte gjithë jetën dhe për të shijuar lidhjen na duheshin para. I dashuri im nuk kishte para ndaj dhe më mësonte që t’i merrja unë në shtëpinë time. Të gjitha paratë i kemi shpenzuar për të bërë qejf”, mësohet të ketë thënë e reja.

Policia bëri të ditur se kryefamiljari A.G, sapo mësoi se paratë ishin vjedhur nga vajza e tij ka tërhequr padinë për të shpëtuar të bijën nga burgu për shkak se ajo vazhdonte shkollën. Megjithatë adoleshentja sëbashku me të dashurin e saj po hetohen në gjendje të lirë./k.k/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit