Transmetuar më 07-04-2014, 18:12

Ëndrra e saj më e madhe është që të ecë dhe të vrapojë si të gjithë fëmijët e tjerë, por për ta bërë këtë gjë, ka nevojë për 65 mijë sterlina.

Scarlett Hewitt, është një vogëlushte angleze 8 vjeçare, e cila menjëherë pas lindjes iu nënshtrua një ndërhyrje në zemër për shkak të një problemi të lindur.

Mirëpo kjo ndërhyrje i shkaktoi dëmtime cerebrale duke e detyruar që të qëndrojë në karrocë me rrota. Mësohet se invaliditeti i saj është i kurueshëm falë një kure eksperimentale e cila po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por për tu bërë përfituese e kësaj kure duhen kaluar një sërë procedurash, ndërsa Scarlet arriti që fatmirësisht të përzgjidhej për projektin. Tashmë familja e saj ka nisur apelet online dhe në media për të mbledhur fonde, në mënyrë që vajza e tyre ti nënshtrohet operacionit dhe më në fund të mund të ecë.

Apelit të prindërve të saj, ishin të shumtë ata që iu përgjigjën dhe deri më tani janë mbledhur 13 mijë sterlina, ndërsa nevojiten ende shumë të tjera.

“Nuk e imagjinoja kaq shumë solidaritet. Jam shumë e prekur se shumë njerëz janë emocionuar nga vajza jonë. Ajo mund të realizojë ëndrrën e saj më të madhe dhe më në fund do të ecë”, tha nëna e Scarlett për mediat./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit