




Kush është i dhënë pas futbollit e di fare mirë se sa pasionant është ky sport. Ndonjëherë të lë shije të hidhur dhe ndonjëherë të ngre zemrën peshë.
Por kësaj radhe bëhet fjalë për lot gëzimi. Protagonist i kësaj ngjarje është David Pawlaczyk, një djalë i moshës 14 vjeçare polak, i cili përfundoi në koma gjatë verës së kaluar.
Ndërsa ishte duke ecur me biçikletën e tij një makinë e përplasi, çka bëri që gjendja e tij të shfaqej kritike.
Të gjithë me frymën pezull për 3 muaj me radhë, pasi fëmija mbahej në jetë nëpërmjet frymëmarrjes artificiale. Prindërit e tij me shpresën se David do të reagonte iu kërkuan mjekëve mundësinë që ai të dëgjonte ndeshjen mes Portugalisë dhe Suedisë, ndërsa në fushë luante idhulli i tij, Cristiano Ronaldo.
Në atë ndeshje fituesi i Topit të Artë, shënoi plot 3 gola dhe i dhuroi kombëtares së tij mundësinë për tu kualifikuar për në Botërorin e Brazilit.
Ashtu si në përralla David në fund të ndeshjes hapi sytë, pas 3 muajve në koma dhe pas 3 golave të Cristiano Ronaldo.
Kampioni portugez pasi mësoi këtë fakt, vendosi që ta takojë vetë David, duke e ftuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” të Madridit, për ndeshjen e Champions League mes Real dhe Borussia Dortmund./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





