Transmetuar më 07-04-2014, 16:26

Për të kuptuar se iluzionet manipulojnë mendjen, mjafton që të shikohen disa iluzione optike të pabesueshme.

Në fotografitë që gjeni bashkëngjitur shikoni në qendër të tyre për rreth 30 sekonda para se të hidhni shikimin larg në distancë. Ajo që do të shikoni është se bota do të shkrijë para syve tuaj, dhe objektet do të shtrembërohen.

Këto imazhe nuk rekomandohen për gjithë ata që vuajnë nga epilepsia apo janë të ndjeshëm nga efektet e dritave.

Këto lloj pamjesh që cilësohen si mashtruese, bëjnë që ju ti shikoni në lëvizje gjithë objektet që janë në prehje dhe kjo gjë tregohet edhe në vidoet dhe fotografitë bashkëngjitur.

Efekte të tilla njihen ndryshe si “iluzioni i ujëvarave”, pasi Robert Adams përshkroi efektin e një ujvare në Loch Ness të Skocisë, në vitin 1834.

Adams vuri re se pasi pa ujvarën për një kohë të shkutër dhe më tej hodhi shikimin tutje, ambienti duket sikur lëvizte. Mirëpo këto efekte janë përhapur ndër vite, por duke monitoruar trurin e njeriut deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë këtë fenomen.

Pasi shikohen objekte të tilla në lëvizje kur hidhet shikimi tutje, çdo gjë duket sikur lëviz dhe kjo gjë ndoh për mesatarisht 20 sekonda. Gjithsesi megjithëse objekti shikohet në lëvizje, ai nuk ndryshon./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit