Transmetuar më 07-04-2014, 15:47

Avioni që deklarojnë si të zhdukur nga rrëzimi në oqean, është në gjendje të mirë, por po mbahet i fshehur. Ju tregoj edhe ku është”.

Deklarata është bërë nga një grua boshnjake e cila ka folur për Dnevni List, mediat e Sarajevës, duke refuzuar t’i publikohet identiteti.

“Për rastin e zhdukjes së Boeingut 777 të linjës Malayzia Airlines nuk ka asnjë mister. Çdo gjë është e thjeshtë. Avioni është ulur me sukses në një ishull në Maldive, që nuk është i banuar, por që ka rëndësi gjeo-strategjike. Po ju them se avioni është në gjendje të mirë dhe në çdo çast mund të fluturojë”, thotë gruaja që këmbëngul të jetë anonime.

Gruaja thotë se ka studiuar fenomenet e pazakonta që ndodhin në botë dhe lë një mesazh kuptimplotë: “Askush sot nuk mund të fshihet në planetin Tokë, është e pamundur sepse gjithçka vëzhgohet nga satelitët, e jo më një Boeing 777. ajo që ndodhi me avionin, nuk ishte rastësi, por gjithçka e llogaritur që më parë. Ai ishull është nën kontrollin e fuqive botërore. Kjo që po them, do të vërtetohet”, – përfundon gruaja nga Sarajeva. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit