






Nga pamja duket njëlloj si një balenë, por në të vartetë bëhet fjalë për një avion të NASA, i cili transporton pjesëtarë të ekipit hapësinor në të gjithë botën.
Avioni Super Guppy, i prodhuar nga Aero Spacelines, është zëvendësuesi i avionit ngarkesë të vitit 1962 i quajtur Pregnant Guppy, i cili ndihmoi administratën Kennedy që të përshpejtonte zhvendosjet e anëtarëve të përdorur për programin Apollo, për të zbarkuar në Hënë.
Super avioni paraqet në anën e përparme një “hundë” e cila përdoret për ngarkimet dhe shkarkimet në brendësi.
Deri më sot janë ndërtuar edhe pesë tipe të avionit Super Guppy, të cilët dallojnë për shkak të madhësisë, shpejtësisë dhe materialit që transportojnë./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





