Transmetuar më 07-04-2014, 14:07

Shkodër, 7 prill 2014, NOA.al- Një vazja e re vetëm 20 vjeçare ka tentuar ti japë fund jetës në qytetin e Shkodrës.

Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se bëhet fjalë për Simona G., e cila ka tentuar ti japë fund jetës duke prerë damarët e duarve dhe të qafës.

Sakaq pas sinjalizimit për këtë rast e reja u dërgua me uegjencë drejt spitalit të Shkodrës, ku vijon të ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesën ku 20 vjeçarja kreu aktin e rëndë në cilësinë e provës materiale në çantën e saj u gjet një sasi prej 1.8 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, çka ka ngjallur dyshimet se e reja mund të ketë qenë përdoruese e saj.

Dyshohet se veprimi i të resë është kryer në gjendje të rënduar depresive ndërsa vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit