
Maqedoni,7 prill 2014, NOA.al- Në Maqedoni fushata elektorale e partive politike për zgjedhjen e presidentit si dhe fushata e saponisur për zgjedhjet parlamentare, po përcillet edhe me retorikë nacionaliste.
Partitë kryesore në vend, që janë pjesë e pushtetit aktual, si platformë kryesore kanë sigurimin e sa më shumë mandatave. VMRO-DPMNE e kryeministrit Gruevski kërkon mbi 60 mandate deputetësh për të mos u kushtëzuar, siç thotë "me kërkesa jo reale nga partitë shqiptare".
Partia shqiptare "BDI" e Ahmetit kërkon 25 mandate, që sipas tij "do të ishin garanci për rrumbullakimin e të drejtave të shqiptareve e realizimin e synimit për një marrëveshje të re për presidentin konsensual. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





