Transmetuar më 07-04-2014, 13:50

SHBA,7 prill 2014, NOA.al- Presidenti amerikan Barak Obama i ka nderuar viktimat e gjenocidit në Ruandë, duke thënë se ngjarja nuk ishte “as aksident por as e pashmangshme”.

Ruanda sot shënon 20 vjetorin e fillimit të gjenocidit 100 ditor gjatë të cilit shumica Hutu në Ruandë, vranë më shumë se 800 mijë pjesëtarë të pakicës Tutsis.

Teksa i ka nderuar të vrarët, Obama ka thënë se e përshëndet vendosmërinë e Ruandës, të cilët thonë se kanë bërë përparim drejt shërimit të plagëve të vjetra.

Ceremonia zyrtare për nderimin e 800 mijë viktimave, do të mbahet sot në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Në këtë ceremoni marrin pjesë udhëheqës ndërkombëtar duke përfshirë edhe Sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon. /e.gj/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit