Transmetuar më 07-04-2014, 13:29

Vlorë,7 prill 2014, NOA.al-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë në një biznes fason, në qytetin e Vlorës.

Gjatë bashkëbisedimit me sipërmarrësin fason, kryeministri është shprehur se, “këtë muaj do të bëjmë edhe takimin me ju, që jeni në këtë industri për të shpallur paketën e masave që e kemi gati. Edhe atë pikë që e kishit merak, uljen e riskut në doganë, do ta realizojmë. Do të jetë risk i ulët, që të jetë vetëm punë orësh”.

Ndërkohë që sipërmarrësi, i ka premtuar kryeministrit, se me investimin e bërë këtë vit hapen edhe 500 vende të reja punë në këtë industri.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit