Transmetuar më 07-04-2014, 13:03

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në rrjetin social Facebook, duke u shprehur se  Rama dhe kreu i INSTAT po falsifikojnë rritjen ekonomike dhe punësimin.

“Pasi shkarkoi në mënyrë të kundraligjshme Këshillin e Statistikave dhe drejtoren e Institutit të Statistikave dhe e zëvendësoi me 99-shin Gjergj Filipi, Rama çdo tremujor po falsifikon rritjen ekonomike dhe punësimin.

Kështu, pas skandalit të nxjerrjes së rritjes ekonomike në tremujorin e tretë me rënie në – 2.7, duke deklaruar se numri i turistëve dhe vizitorëve në muajt korrik-gusht-shtator ishte 6% më i ulët se në muajt prill-maj-qershor të vitit të kaluar, Rama me Gjergjin e tij, me të cilin qesh i tërë Instituti, po pregatisin blofin e radhës për tremujorin e katërt. Sipas skenarit të tyre, në tremujorin e katërt u ça rritja ekonomike dhe "plasi" punësimi! Mirëpo kanë kaluar dy javë dhe Rama – Filipi nuk po nxjerrin dot rritjen dhe punësimin e tremujorit të fundit. Për të falsifikuar të dhënat e anketës së ndërmarrjeve të këtij tremujori, Filipi pushoi nga puna të gjithë anketuesit e Institutit që punonin aty prej mbi 20 vitesh, vetëm e vetëm se ata nuk pranonin të falsifikonin të dhënat. Ata u zëvendësuan me militante të PS, të cilët rritën deri tre herë, sipas informacioneve që na vijnë direkt nga sipërmarrësit, të dhënat e ndërmarrjeve. Kështu, biznese me tre punëtore janë regjistruar sikur kanë 8 punëtorë, madje janë marrë ne tel dhe kërcënuar po treguan”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, “anketa e Filipit doli me rritje sipas treguesve 30 -120%. Mirëpo kur të dhënat e saj u krahasuan me të Tatimeve doli qartë falsifikimi me disa herë i të dhënave të anketës. Prej dy javësh iu kërkohet sipërmarrjeve nga agjentë tatimorë të falsifikojnë të dhënat e tyre për të nxjerrë rritjen ekonomike që ka porositur Rama. Ky është një akt i rëndë që bënë çdo gjë të pabesueshme, çdo të dhënë të Institutit te Statistikave të PS me kosto shumë të lartë për vendin dhe qytetarët!!”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit