Transmetuar më 07-04-2014, 12:48
 

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Në komisionin e Punës u diskutuar projektligji për transportin rrugor.

Zëvendës ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Ylli Manjani u ndal tek çështja e çmimit të biletës së urbanëve, e cila ka  mbetur ende pa zgjidhje.

Sipas Manjanit, Këshilli Bashkiak duhet të vendosë çmimin e biletës së urbanëve.  “Është Bashkia autoriteti që lidh kontratat me autobusët”, tha ai.

Për sa i përket kompensimit, ai u shpreh se, “Masa e kompensimit bazohet në ligjet në fuqi. Fondet për kompensim t’i transferohen pushtetit lokal”.

Gjithashtu ai tha se , mund të ngrihen linja urbani me fondet e vetë bashkisë. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit