
Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka zhvilluar sot një seancë dëgjimore me shoqatën e ndërtuesve.
Kreu i shoqatës së ndërtuesve Avenir Kika ka ngritur shqetësimin e nismës për borxhlinjtë ndaj CEZ.
“Kabinat që furnizojnë pallatet janë financuar nga ndërtuesit. Njerëz të papërgjegjshëm i kanë lënë kontratat në emër të firmës dhe kështu janë firmat ato që dalin debitore ndaj CEZ. Ligji i ri parashikon sanksione për ata që nuk paguajnë. Ne nuk kemi kundërshtim për nismën e qeverisë. Sanksionet të zbatohen mbi bazën e pronësisë. E padrejtë që të mbajnë borxhe që nuk u takojnë”, u shpreh ai. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





