Transmetuar më 07-04-2014, 12:38

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Gjykata e Tiranës njeh vendimin e Gjykatës greke për  dënimin e Ilir Kupës.

Sipas gjykatës, Ilir Kupa do të vuajë pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri.  Ilir Kupa  ishte gjobitur me 10 mln lekë për mos pagim taksash në Greqi dhe kjo masa gjobe ishte konvertuar me 10 muaj burg.

Ilir Kupa bashkë me një grup shqiptarësh, u arratisën nga burgu i Trikalasë, në mars të 2013-ës. Tre prej të dënuarve u kapën menjëherë nga forcat e sigurisë së burgut dhe u kthyen sërish në qeli. Ermal Lita, një tjetër i arratisur, u arrestua në muajin maj pas grabitjes në supermarket në Peristeri.  Admir Murataj dhe Klement Cala, të dyshuar për grabitjen e 1 mln eurove në Bankën e Larisas, mendohet se janë larguar nga Greqia dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Për dhjetë muaj, Ilir Kupa jetoi në arrati, por mëngjesin e 25 janarit 2014, i shumëkërkuari u vu në pranga në afërsi të Kthesës së Kasharit. Ndërkaq, Fatos Sulaj, një tjetër i arratisur nga Trikala u arrestua pak ditë më parë në Tiranë dhe ndodhet në qelitë e paraburgimit. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit