Transmetuar më 07-04-2014, 12:14

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al-  Ka nisur seanca e radhës  gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika. Në këtë seancë janë dëgjuar pretendimet e organit të akuzës.

Ekspertja e prokurorisë është tërhequr nga akuza fillestare për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Shpëtim Gjika akuzohej se ka falsifikuar në bashkëpunim procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës, duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Në vijim këto dokumente dyshohet se i kanë “hapur rrugë” ndërtimit për dy pallate shumëkatëshe në qytetin bregdetar. Mirëpo sot, sipas ekspertes së prokurorisë shkelja që rëndon mbi kryebashkiakun e Vlorës është numri i kateve.

“Është ndërtuar 1 kat më tepër nga sa e lejon ligji”, tha ajo.

Për ndërtimin në port ka folur edhe Mezan Mezini, personi që ka ngritur kallëzimin penal. “Më kanë zënë një pjesë të tokës me këtë ndërtim”, tha ai në gjyq. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit