Transmetuar më 07-04-2014, 12:09

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Para tre ditësh Prokuroria e Përgjithshme bëri të ditur se ka mbërritur nga Italia kërkesa për ekstradimin e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”, të cilit i skadon nesër masa e sigurisë së dhënë nga gjykata.

Nëse gjykata nuk vendos sot për masën “arrest me burg”, për Ben Qimen, ky i fundit lirohet dhe prokuroria nuk bën dot ekstradimin drejt Italisë.

Arben Isufaj “Ben Qimja”,  kërkohet nga policia Italiane për trafik ndërkombëtar droge. Gjykata e Apelit vendosi para pak kohësh që ai të qëndrojë në qeli edhe për 5 ditë të tjera.

Isufaj u arrestua më 9 mars për llogari të drejtësisë italiane. Sipas organit të akuzës, ndaj biznesmenit fierak Gjykata e Torinos ka vendosur një masë sigurie “arrest më burg” si i dyshuar për konsumimin e veprës penale të “pjesëmarrjes në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit