Transmetuar më 07-04-2014, 11:07

Kosovë, 7 prill 2014, NOA.al- Një vajzë 15 vjeçare, nga Gllogovci nuk është kthyer në shtëpi për dy ditë. Për këtë, nëna e vajzës që nuk e dinte vendndodhjen e së bijës, kishte lajmëruar Policinë.
“Policia pas realizimit të hetimeve ka takuar viktimën, e cila ishte në shoqëri me një mashkull të dyshuar, po ashtu i mitur”, njofton Policia e Kosovës, teksa e ka klasifikuar rastin si keqpërdorim seksual.
Ata të dy kanë deklaruar se me vetdëshirë kanë qëndruar për dy ditë së bashku.
Policia njofton se vajza është dërguar në shtepi, ndërsa i dyshuari është lënë i lirë. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





