Transmetuar më 07-04-2014, 10:33

Korçë,7 prill 2014, NOA.al-  Një vajzë 17-vjeçare nuk është menduar dy herë për dëmin që mund ti shkaktojë babait të saj, por bashkë me të dashurin 21 vjeç ka vjedhur në shtëpinë e babait aq para sa ka mundur të gjejë për momentin.

Ngjarja është shënuar në qytetin e Korçës, ku shtetasja N.G 17 vjeç dhe i dashuri i saj B.J 21 vjeç  kanë vjedhur në shtëpinë e shtetasit A.G  babai i 17 vjeçares një shumë prej 1500 000 lekësh.

Denoncimi për humbjen e parave është bërë nga babai i 17 vjeçares dhe pas hetimit ka rezultuar se ka qenë vetë vajza që në kohë të ndryshme ka vjedhur prindërit e saj.

Ndaj dy të rinjve policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për veprën penale "Vjedhje" e kryer në  bashkepunim. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit