Transmetuar më 07-04-2014, 09:46

Tiranë,7 prill 2014, NOA.al- Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati, u nis sot për një vizitë pune në Gjermani, ku do të takohet me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, z. Frank Walter Steinmeier. Kjo është vizita e parë që Ministri i Jashtëm bën në Gjermani, pas vizitës së bërë para pak ditësh nga Kryeministri Rama.

Gjatë kësaj vizite parashikohen takime të tjera me përfaqësues të lartë të ngarkuar me çështje të BE-së, politikës së jashtme dhe sigurisë. Gjithashtu, Ministri Bushati do të ketë takime edhe në Parlamentin gjerman.

Gjatë takimeve, do të trajtohen çështje që lidhen me agjendën evropiane të Shqipërisë, marrëdhëniet dypalëshe, rajonin etj. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit