







Ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare, ylli i Hollivudit, Mickey Rooney. Rooney ishte një nga legjendat e industrisë së filmit amerikan nga 1930 deri në 1940.
Gjatë karrierës së tij 80 vjeçare, Rooney ka luajtur në më shumë se 200 filma. Ai ishte bërë i famshëm për rolin e tij në serialin Andy Hardy.
Rooney në vitin 1944 ka qenë aktor në filmin “National Velvet”, së bashku me aktoren Elizabeth Tailor. Rooney ishte i martuar tetë herë. Martesa e tij e parë ishte me Ava Gardner.
Komandanti i policisë në Los Angeles, Andrew Smith, ka njoftuar se Rooney ka ndërruar jetë të dielën pranë familjarëve të tij, në shtëpinë e tij në veri të Hollivudit. /e.gj/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





