
Eksporti në shkurt të këtij viti krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje prej 22,3 për qind dhe arrin 376.474.000 dollarë amerikanë, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë në Maqedoni.
Në dy muajt e parë janë eksportuar prodhime të Maqedonisë në vlerë prej 696.890.000 dollarë amerikan, që është 13,5 për qind më shumë se vitin e kaluar. Vlera e importit të mallrave në këtë periudhë sipas të dhënave statistikore arrin 1.070.984.000 dollarë amerikan. Mbulimi i importit me eksportin është 65,1 për qind.
Pjesëmarrje më të madhe në eksport kanë katalizatorët e bartësve me metale fisnike apo komponimet e tyre, feroscilicumi,.feroniklei, veshja dhe prodhimet nga hekuri dhe çeliku. Në import më shumë janë të përfaqësuara platina dhe legurat e platinës, të papërpunuara dhe në formë pluhuri, nafta e papërpunuar, energjia elektrike dhe metale të tjera nga grupi i platinës dhe legurat e tyre, të papërpunuara apo në formë të pluhurit.
Në periudhën janar-shkurt të vitit 2014, pjesëmarrje më të madhe në eksportin e mallrave kanë vendet anëtare të BE-së ku janë eksportuar 80,8 për qind dhe vendet nga Ballkani Perëndimor të cilët marrin pjesë me 12,2 për qind.
Në importin mallrave pjesëmarrje më të madhe kanë vendet anëtare të BE-së me pjesëmarrje prej 64,9 për qind dhe vendet nga Ballkani Perëndimor me 10 për qind.
Sipas vëllimit të përgjithshëm të këmbimit të jashtëm tregtar Republika e Maqedonisë më së shumti tregton me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Greqinë Serbinë dhe Bullgarinë në të cilat bëjnë pjesë 53,6 për qind nga këmbimi i përgjithshëm i jashtëm tregtar.
Në tre muajt e parë, siç njoftoi Drejtoria e ZZHTI, eksporti vetëm nga zonat arrin 250 milionë euro me rritje prej 95 për qind krahasuar me vitin e kaluar.
Vitin e kaluar në tremujorin e parë eksporti nga ZZHTI ka arritur 126 milionë euro, që do të thotë se më shumë se një e treta nga eksporti i Maqedonisë vjen nga investimet e huaja në zonat teknologjike-industriale
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





