Transmetuar më 06-04-2014, 22:30

Grupi i famshëm i viteve 90-të, Backstreet Boys është rikthyer në skenë, duke dhënë një koncert madhështor në Londër.

Pesë djemtë bukuroshë, A.J. McLean, Nick Carter, Kevin Richardson, Howie Dorough dhe Brian Littrell, të veshur të gjithë njësoj, kanë performuar disa nga hitet e tyre, duke bërë që fansat të “çmenden” sërish si dikur.

Grupi ka nisur një turne dhe më 3 maj koncerteve të turneut të tyre do t’i bashkohet edhe këngëtarja e njohur kanadaze, Avril Lavigne.

Lideri i grupit, Brian Littrell është shprehur se: “Avril është një artiste e talentuar dhe një përshtatje e përsosur, ne bëmë çmos ta bënim pjesë të turneut, për të dhënë një shfaqje sa më të veçantë për fansat tanë”.

Që nga hera e parë në vitin 1993 kur Backstreet Boys performuan në Florida dhe deri në vitin 2006, kur vendosën të marrin një pushim, grupi shiti më shumë se 130 milionë kopje të albumeve të tyre. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit