Transmetuar më 06-04-2014, 22:16

Pesë djem të rinj nga Korça dhe fshatrat e saj janë proceduar penalisht në gjendje të lirë të dielën, pasi akuzohen për kundërshtim të policisë, sulm ndaj tyre me sende të forta dhe dëmtim të mjediseve të stadiumit.

Incidenti i dhunshëm ndodhi dje pasdite ndërsa në stadiumin e Korçës zhvillohej ndeshja mes ekipit të Skënderbeut dhe mysafirëve të Tiranës.

Policia thotë se A.B, 35 vjeç, E.F,23 vjeç, M.C, 47 vjeç dhe K.H , 25 vjeç që të katër me banim në qytetin e Korçës dhe F.C, 17 vjeç, banues në Vashtemi, Korçë, kanë hedhur sende të palejuara në fushë si dhe kanë dëmtuar ndenjëset e shkalleve të stadiumit.

Duke folur mbi ngjarjen, policia tha se procedimi penal për këta pesë të rinj dhe për disa të tjerë që ende po kërkohen, vjen pasi “disa nga tifozët kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke u hedhur gurë dhe sende të tjera të forta”.

Për këta të dyshuar, materialet po i kalojnë Prokurorisë për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Për njërin prej tyre, K.H., ka filluar procedimi penal edhe për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit