
Quhet “Emu” dhe është aplikacioni më i ri që Apple ka vendosur të hedhë në treg për përdoruesit e tij në iPhone 4, 4S, 5, 5S dhe 5C si dhe iPad. Ky aplikacion do të plotësojë çdo dëshirë tënden, është si një asistent personal.
Do të regjistrojë orarin tuaj të punës, preferencat muzikore, shijet, programin tuaj ditor, madje do të mbajë edhe shënimet për ju.
Mesazhet e “WhatsApp” dhe asistenca e aplikacionit “Siri”, me anë të të cilit ju mund të merrnit përgjigje për çdo gjë, do të zëvendësohet tani me “Emu”.
Ky aplikacion funksionon në këtë mënyrë. Nëse po flisni me mikun tuaj në telefon dhe diskutoni për të shkuar në kinema, “Emu” regjistron fjalët kyçe të bisedës tuaj dhe pas mbylljes së telefonatës ju jep info rreth filmit qe do të shihni dhe regjistron automatikisht orarin dhe ditën në kalendar për t’ju rikujtuar.
Nëse jeni në makinë apo kudo ju thjesht mund t’i kërkoni këtij aplikacioni të shkruajë për ju mesazhe, të marrë në telefon, të mbajë shënime dhe t’ju japë informacion për çdo gjë që keni nevojë. Ai do ta bëjë e në këtë mënyrë do të jetë asistenti juaj personal.
“Emu”, vjen si aplikacion vetëm për përdoruesit e sistemit “iOS”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





