Transmetuar më 06-04-2014, 21:23

Lazarati është një fshat i sigurtë dhe mikëpritës si për shqiptarët ashtu dhe për të huajt. Kështu shprehet kryetari i Komunës Lazarat, Dasho Aliko teksa komenton deklaratën e Ambasadës Amerikanë në Tiranë se fshati patrullohet nga trafikantët e drogës që dekurajojnë njerëzit të hyjnë në këtë territor.

Duke folur të dielën në një intervistë dhënë televizionit Klan, z.Aliko edh poshtë pretendimet se fshati nuk bashkëpunon me policinë.

Ai e quan të pavend kërkesën e Ambasadës Amerikane drejtuar punonjësve të saj për të mos vizituar Lazaratin dhe bën një ftesë të hapur për autoritetet.

Në lajmërimin e bërë publik në faqen e saj të internetit, në seksionin e mesazheve të sigurisë, Ambasada Amerikane shkruan se ky fshat është prodhuesi më i madh i marijuhanës në Europë, i lënë në dorë të trafikantëve.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit