
Këtë herë bujaria është në majat e saj. “Novacioni” bujar, nëse mund ta quajmë të tillë, vjen nga Arabia Saudite, ku një tifoze shumë e pasur e klubit Al-Ittihad vendosi t’i dhurojë një Ferrari si shenjë motivimi, me rastin e nisjes së Champions League aziatike, idhullit të saj.
Lojtari Jamal Bajandouh, shumë i famshëm për shkak të ngjashmërisë së madhe me mbrojtësin brasilian të Chelsea, David Luiz, ka fituar në këtë mënyrë një dhuratë me vlerën 25 mijë euro.
Sipas të përditshmes saudite Al Bayan, gruaja ka menduar se nëpërmjet marrjes së kësaj dhurate, lojtari do të motivohej dhe do të renditej në listën e lojtarëve më të kërkuar në Champions. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





