Transmetuar më 06-04-2014, 16:08

Tiranë, 6 prill 2014, NOA.al- Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka shkruar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Twiter, në lidhje me përfshirjen e shtetit të Kosovës në NATO.

“Kosova vëzhguese në Asamblenë e NATO-s, një tjetër perspektivë e re dhe e shkëlqyer për shqiptarët në rajon”, shkruan Rama në Twitter.

Kujtojmë se ditën e djeshme Asambleja Parlamentare e NATO-s, vendosi që Kosova të ketë statusin e vendit vëzhgues në Asamblenë Parlamentare të NATO.

Gjithashtu, në një postim të tij në Facebook, Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri të ditur se vendimi do të bëhet i plotfuqishëm në fund të muajit maj. /a.s/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit