Transmetuar më 06-04-2014, 15:57

Kriza në martesë, vitet e kaluara dhe vështirësi të tjera bëjnë që çifte të shumtë të priren drejt divorcit. Por një nga arsyet kryesore që i rrezikon çiftet nga divorci është edhe profesioni. Një studim i Ranford University, bazuar në të dhënat zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka klasifikuar 13 profesionet që i rrezikojnë çiftet nga divorcet.

Dy drejtuesit e këtij studimi Michael Aamodt dhe Shawn McCoy, analizuan të dhënat mbi divorcet në SHBA, bazuar edhe në profesionet e çifteve.

Me një prirje prej 43% për tu divorcuar, rezultonin balerinët dhe koreografët, ndërsa në vendin e dytë qëndronin baristët.

13 profesionet që priren drejt divorcit sipas renditjes:

-Balerinët dhe koreografët

-Baristët (Banakierët)

– Masazhatirët

-Kasierët në sallat e lojërave

-Punonjësit e firmave ushqimore ose të duhanit

-Operatorët e call center

-Infermierët ose psikiatrit

-Punonjësit në spektakle sportive

-Punonjësit e hoteleve

-Operatorët e shitjeve online

-Kamarierët

-Parukierët

-Punëtoret e shtëpive./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit