Transmetuar më 06-04-2014, 15:41

Mund të ndodh që për një krizë në çift, por edhe prej mungesës së rehatisë çiftet e martuara të flenë në krevatë të ndarë. Ky fenomen është përhapur gjithnjë e më shumë në Britaninë e Madhe, ku 1 çift në 5 fle në krevate të ndarë, ndërsa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo gjë ndodh për 1 çift në 5.

Një studim i zhvilluar në Britaninë e Madhe nga ana e Loughborough University, ka zbuluar avantazhet dhe disavantazhet e një veprimi të tillë.

Avantazhet:

Të fleturit në krevate të ndryshme përmirëson dhe zgjat jetën e raportit, humorin e mirë, rendimentin në punë. Veçanërisht për femrën, gjumi larg partnerit ka efekt rigjenerues.

Po ashtu krevatet e ndara përforcojnë dashurinë dhe pasionin dhe në momente krize, largësia dhe pagjumësia mund të zgjojnë dëshirën.

Gjithashtu në rastin e dashurive të brishta privatësia do të thotë shumë, pasi krevatet e ndara mund të shikohen si rrugë shpëtimi për të ruajtur hapësirat vetjake, por pa e tepruar në këtë drejtim.

Disavantazhet:

Studimi ka treguar se ndjenjat dhe pasioni te një mashkull, i cili zgjohet në një krevat të ndryshëm nga i femrës, zvogëlohen.

Fjetja në krevate të ndryshëm mund të ndikojë negativisht në cilësinë e pushimit.

Nëse thuhet se gjumi në krevate të ndryshëm mund të ndezë pasionin, kjo situatë mund të ketë edhe efekte të kundërta, ku largësia fizike mund të zbehë gradualisht çdo dëshirë. Në këtë linjë thuhet se ashtu si për çdo gjë edhe largësia mund të kthehet në rutinë./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit