Transmetuar më 06-04-2014, 13:17

Kur disa punonjës po prisnin disa pemë përreth linjave elektrike para shtëpisë së Michael Smith, në Norridgewock të Maine (SHBA), dhe e panë duke u sjell rrotull, u shqetësuan.

Smith i cili punon natën u shqetësua nga zhurmat në orët e para të mëngjesit dhe doli ashtu siç ishte gjysmë i zhveshur për tu bërtitur punonjësve aty pranë. Por punonjësit panë që ai kishte një pistoletë në brez, dhe lajmëruan menjëherë policinë.

Por me mbërritjen e shpejtë të punonjësve të policisë iu bë thirrje që të hidhte përtokë pistoletën, duke menduar se vërtetë kishte një të të tillë, por kur u afruan kuptuan se bëhej fjalë për një tatuazh.

“Sigurisht ai nuk kishte asnjë armë dhe bëhej fjalë vetëm për një keqkuptim, por u desh të ndërhynim pasi duhet të dinim rrethanat e situatës. Por kuptuam se bëhej fjalë për një tatuazh, edhe pse kërcënimet ndaj punonjësve kishin qenë të shumta”, tha një zyrtar i policisë.

Mirëpo Smith thotë se nuk është penduar për tatuazhin që ka bërë, edhe pse edhe herë të tjera ka qenë i përfshirë në situata të tilla./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit