Transmetuar më 06-04-2014, 12:12


Një aventurë aspak e këndshme, ajo e një burri i cili donte të tregohej i dashur me një breshkë, duke e puthur atë.
Por përballë afeksionit të tij, breshka e kafshoi pas buzëve dhe nuk e lëshonte. Mësohet se burri kinez po e puthte breshkën për ti uruar fat, por gjërat morën tjetër drejtim, pasi kafsha e kafshoi.
Për rrjedhojë ai përfundoi në spital, duke u mjekuar për shkak të plagëve të marra, por gjithsesi gjendja e tij nuk është e rëndë. Ky lajm bëri xhiron e botës, ndërsa ishin të shumta komentet në të cilat thuhej se ndoshta breshka donte të kthente puthjen. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





