
Durrës, 6 prill 2014, NOA.al- Një zjarr i furishëm ka rënë në një pikë tregtimi të vajrave dhe gomave për makinat, në rrethin e Durrësit më saktësisht në Sukth.
Mësohet se subjekti i përfshirë nga flakët ndodhet pranë fushës së sportit, ndërsa drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të shumta zjarrfikëse.
Ndërkohë banorët e zonës janë përfshirë nga paniku për shkak të përmasave të shumta të zjarrit, ndërsa e kanë cilësuar situatën si tejet alarmante.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa janë evakuuar banorët e zonave përreth.
Mësohet se aktualisht zjarri është vënë nën kontroll dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





