Transmetuar më 06-04-2014, 10:44






Nuk është vetëm njëri prej teknikëve më të paguar në botë, aktualisht në pankinën e Bayern Munich, por është edhe njëri prej meshkujve më të bukur në botë.
Sipas një sondazhi të revistës gjermane “Elle”, femrat e cilësojnë Pep Guardiolën si mashkullin e tretë më seksi në botë, por si sportistin më tërheqës prej të gjithëve.
Para tij femrat gjermane renditën vetëm dy aktorët, Chris Hemsworth dhe Elyas M’Barek.
Por vlen të theksohet se ai la pas aktorë të njohur si seks simbol, mes tyre Leonardo Di Caprio dhe Ryan Gosling. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





