
Leçe, 6 prill 2014, NOA.al- Një shqiptar i moshës 29 vjeçare u ndalua nga policia italiane në Leçe, ndërsa iu gjet dhe sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.
Shqiptari me origjinë nga Durrësi u kap me gjysmë kilogramë heroinë, ndërsa ishte i njohur nga forcat e rendit për precedentët e tij penalë, në mes tyre për vjedhje.
Gjatë kontrollit në makinën e tij tip Fiat, e cila u ndalua ndërsa ishte drejtuar për në Brindisi u zbulua edhe lënda narkotike, gjë që çoi në arrestimin e tij dhe bllokimin e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në makinë në brendësi të saj, në pjesën e pasme të sediles së drejtuesit të mjetit u gjet një qese plastike brenda së cilës ndodhej 500 gramë heroinë.
Durrasaku i ndaluar u identifikua nga policia me iniciale B.H., ndërsa gjatë kontrollit shfaqi shenja nervozizimi çka shtoi dyshimet e policisë dhe çoi në thellimin e kontrollit në mjet./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





