
Durrës, 6 prill 2014, NOA.al- Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 25 vjeçar nga Elbasani, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
I ndaluari është identifikuar si Ardit Sula, i cili teksa udhëtonte me një makinë tip Fiat me targa BJ747MA, në vendin e njohur si Ura e Dajlanit, automjeti u veçua për kontroll nga shërbimet e policisë, dhe gjatë tij të riut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një qese me lëndë narkotike të llojit Kanabis Sativa, me peshë 3 kilogramë e 30 gramë.
Lidhur me këtë rast nga ana e policisë vijon puna për zbulimin e destinacionit të lëndës narkotike si dhe të origjinës së saj./a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





