Transmetuar më 06-04-2014, 09:39

Megan Gale ka ndjekur hap pas hapi sjelljet e Demi Moore, duke pozuar tërësisht e zhveshur teksa është shtatzënë me fëmijën e saj të parë.

Aktorja dhe modelja ka pozuar për revistën “Marie Claire Australia”, e cila pritet të dalë në treg në muajin maj.

38 vjeçarja e cila ndodhet në javën e 30-të të shtatzënisë, shfaqet e zhveshur plotësisht, ndërsa ka mbuluar me duar pjesët intime.

E para që i hapi rrugë kësaj tendence të fotografimit gjatë kohës së shtatzënisë, ishte aktorja Demi Moore në vitin 1991, teksa pozoi për revistën “Vanity Fair”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit