Transmetuar më 06-04-2014, 09:00

Gjirokastër, 6 prill 2014, NOA.al- Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në qytetin e Gjirokastrës, ku dy persona janë sulmuar me leva dhe kaçavidë.

Si përgjegjës për këtë ngjarje nga ana e policisë u bë arrestimi në flagrancë i 23 vjeçarit nga Vlora, Irfan Latifaj, ndërsa u bë shpallja në kërkim e M.Haxhia.

Mësohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes një grupi të rinjsh në orët e natës së lënë pas, dy të sipërpërmendurit në lagjen 18 Shtatori, kanë sulmuar me leva dhe kaçavida dy të dëmtuarit me iniciale A.S., dhe Ll.D.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale vetëgjyqësi dhe plagosje me dashje, ndërsa vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit