Transmetuar më 06-04-2014, 08:19

Tiranë, 6 prill 2014, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e diel, 6 prill 2014.

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor, “Flet Artan Lame, legalizimi, rastet kur shteti të merr shtëpinë”.

Tituj të tjerë janë; “Vrasja e Gjin Nikës, Tahiri letër Nishanit: Hetoni gjyqtarët që e liruan”.

“Drejtori i shkolës: Si i vuri zjarrin vetes mësuesi në zyrën time, është tip depresiv”.

Gazeta “Shekulli” ka si shkrim kryesor, “Ankesa e ministrit: Hetime gjyqtarëve që liruan Nikën, mes tyre dhe Fatmira Hajdari”.

Tituj të tjerë janë; “Rama jep leje legalizimesh në Durrës”.

“Grekët i shkullën zermën Kumes, rezultatet e autopsisë”.

Gazeta “Shqip” vë në fokus kryesor shkrimin, “Fatmira Hajdari paditet në KLD. Ministri i Brendshëm i shkruan Presidentit: Po minojnë drejtësinë”.

Tituj të tjerë janë; “Ilia Karelit i është hequr zemra në Greqi, eksperitza shqiptare fakton dyshimin”.

“Lista me emrat e tyre që marrin tapitë në rrethin e Durrësit”.

Gazeta “Shqiptarja.com” çelet me shkrimin, “Guantanamo greke, drejtori i burgut për vrasësin e Karelit: Je punonjës i mirë”.

Tituj të tjerë janë; “Rama merr Shaqirin si mbikqyrës për marrëdhëniet me NATO-n”.

“KLD të hetojë lirimin e Nikës. Letra e dytë në pak ditë nga ministri Tahiri drejtuar Presidentit Nishani”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Ish-ministri i Brendshëm: Edi Rama bie me protesta. “Po përgatitemi për një valë protestash të papara në këto 23 vite. Do e rrethojmë në Kryeministri”.

Tituj të tjerë janë; “Naço: Sistemi i drejtësisë është i korruptuar”.

“Lista e plotë e legalizimeve në Durrës”./a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit