
Peshku i freskët është një ushqim që pjesa më e madhe e shqiptarëve e pëlqejnë dhe e konsumojnë të paktën dy herë në javë. Por, si ta dallojmë nëse peshku që ne jemi duke konsumuar është apo jo i freskët?
Ja disa shenja:
Lëkura– Duhet të jetë e shkëlqyeshme. Luspat duhet të jenë të larguara nga trupi i peshkut dhe jo të ngjitura në të.
Sytë– Duhet të jenë në një nivel me pjesën tjetër të trupit të peshkut dhe jo më të futura apo më të dala. Gjithashtu ata duhet të duken me dritë, të shkëlqyeshëm.
Era– Duhet të jetë e pranueshme dhe delikate. Duhet të jetë aq e rëndë sa t’ju sjellë ndër mend aromën e detit, jo më e fortë.
Velëzat– Duhet të jenë të mbyllura, ngjyrë të kuqe gjaku dhe të lagështa
Fortësia– 6-7 orë pasi është kapur, peshku është ende i fortë, dhe jo i butë, i qullët apo i ngrirë tërësisht. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





