
Tiranë, 5 prill 2014, NOA.al- Partia Demokratike ka reaguar kundrejt shkresës së ministrit Tahiri drejtuar Presidentit. Sipas PD, ministri më i dështuar i qeverisë së mashtrimeve dhe dështimeve është njëkohësisht edhe më qesharaku dhe absurdi.
“Përsëri Saimir komiku ka zgjedhur të sulmojë gjykatat e vendit për dështimin e tij masiv dhe epokal me rendin. Ministri i brendshëm duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e përditshme në luftën kundër krimit,” shkruhet në deklaratën e Partisë Demokratike.
Sipas kësaj partie, Tahiri duhet të zbardhë lidhjen e dyshuar me ndonjë kryebandit të vendit dhe disa ekzekutime mafioze për të cilat nuk është përgjigjur akoma publikisht. “Ministri i dështuar të ndalë emërimet e narkotrafikantëve dhe personave me precedentë kriminalë në strukturat e Policisë së Shtetit”, përfundon deklarata e PD. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





