
Esida dhe Viola kanë lënë dje aventurën e nisur në shtëpinë e “Big Brother”. Esida u përlot teksa u përshëndet me banorët. “Kam provokuar çdo banor në shtëpi. Kam qenë me të gjithë deri diku pothuajse njësoj, pasi doja të njihesha me mendimet e tyre”, tha Esida në studio për Arbanën. “Afrimiteti me Eraldin ka qenë lojë e do të mbetet në kontekstin e lojës”, tha ajo mbi raportin me Eraldin, duke thënë se ishte thjesht tërheqje e momentit. I pranishëm në studio dhe Eraldi e ka pohuar se tërheqja mes tyre brenda shtëpisë ka qenë thjesht një lojë. Viola, vajza polake, u shpreh e trishtuar që e la aventurën. Ajo ishte e dyta e huaj që merr pjesë në një edicion shqiptar të “Big Brother”. Viola prej shtatë vitesh jeton në Shqipëri.
Spektakli i mbrëmshëm ka qenë plot emocione për banorët. Shfaqja e videove me diskutimet e javës ka sjellë diskutime gjatë spektaklit. Tema e diskutimit dje ka qenë ajo e duhanit. Arbana i ftoi vajzat të fillojnë të dredhin cigare, ndërkohë që pyeti opinionistin se ç’mendim kishte ai për vesin e të gjithë banorëve lidhur me pirjen e cigareve. Për Pezën, mungesa e cigareve i bën banorët të jenë nervozë. Por Vëllai i Madh kishte vendosur diçka dje. Ai u ka kërkuar vajzave që cigaret e dredhura të hidhen në koshin e plehrave. Kjo, pasi banorët konsumojnë shumë duhan dhe ky është një problem. Arbana i këshilloi, duke i thënë fjalinë e një ish-duhanpirësi, i cili u thotë të lënë duhanin si gjënë më të mirë. Banorët iu bindën urdhrit të Vëllait të Madh.
Përmes një videoje janë sjellë imazhet e ngrohta mes Arditit dhe vajzave brenda shtëpisë. “Unë mendoj se vajzat janë afruar vetë me Arditin”, tha opinionisti, duke vazhduar se “njëra prej tyre ka vërtet zjarr”. “Kam një tjetër lloj komunikimi me femrat sesa me meshkujt”, tha Arditi, ndërsa u shpreh se e ka bezdi bisedën me një mashkull, i cili tregon gjithmonë për arritjet e veta. Enkelejdi mendonte se në një farë mënyre Arditi po i përdor femrat. Secili prej tyre pëlqen të përdoren. Lori tha se aspak nuk po përdoren dhe se Arditi nuk është askush që t’i përdorë. Ndërkohë dje një zonjë, e cila ishte e ëma e një prej konkurrentëve, po gatuante një byrek për banorët. Ajo ndodhej aty bashkë me të shoqin, për të suprimuar të birin. Janë prindërit e Meridianit që i bënë atij një surprizë, që e bëri Meridianin të përlotej. Byrekun e gatuar për Meridianin e provuan dhe banorët. Matilda ka qenë protagoniste e spektaklit. Hamendjet për shtatzëninë e saj janë diskutuar në studio dhe nga banorët.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





