Transmetuar më 05-04-2014, 17:54

Një fëmijë pesëvjeçar, i cili arriti të gjejë një defekt në sistemin e sigurisë së paketave të lojërave “Xbox”, u falënderua zyrtarisht nga kompania Microsoft.

Kristoffer Von Hassel, nga San Diego në SHBA, zbuloi si të përdorë llogarinë e babait të vet pa pasur fjalëkalimin e nevojshëm.

Kompania “Microsoft”, e cila prodhon këtë pajisje lojërash, e rregulloi defektin dhe e shtoi fëmijën në listën e vet të kërkuesve të njohur të sigurisë.

Djaloshi e zbuloi defektin, pasi shkroi fjalëkalimin e gabuar në llogarinë e të atit, gjë që shkaktoi që loja t’i japë një mundësi për verifikimin e fjalëkalimit.

Ai mbajti të shtypur tastin e hapësirës për të plotësuar fjalëkalimin dhe sistemi e lejoi të hyjë në llogarinë e të atit.

Kompania i ofroi fëmijës katër lojëra falas me vlerë 50 dollarë në shenjë falënderimi për ndihmën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit