






Një parashutist norvegjez, i cili sapo është hedhur nga avioni për një fluturim akrobatik, është rrezikuar të goditet nga një meteor që i ka kaluar shumë pranë.
Anders Helstrup është i pari në histori që bëhet dëshmitar i një fenomeni të tillë, për më tepër të regjistruar në një video.
Meteori rreth 5 kg bie nga qielli me një shpejtësi prej rreth 300 km/h ndaj duhet përqendrim për të kuptuar momentin kur ai kalon pranë parashutistit, i cili nuk ka arritur ta kuptojë se ç’ka ndodhur.
Vetëm nga analizimi i pamjeve të kapura me anë të kamerës është vënë re edhe trupi qiellor.
Rreth 500 meteorë bien çdo vit drejt Tokës ndërsa mijëra të tjerë shkatërrohen në atmosferë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





