
Engjëjt e Victoria’s Secret janë duke qenë në qendër të vëmendjes mediatike gjatë këtyre ditëve të fundit. Behati Prinsloo është duke planifikuar një ceremoni shumë të madhe martesore, Karlie Kloss është duke shkëlqyer në çdo detaj dhe është duke u paparacuar gjatë gjithë kohës, ndërsa bukuroshja Alessandra Ambrosio sapo ka lançuar linjën e saj të veshjeve.
Së fundmi, ajo nuk mund të rrinte pa rënën në sy. Ambrosio prezantoi dhe shkëlqeu në “Brazilian shoe brand Schutz”, duke treguar koleksionin e fundit të kësaj stine. Duke qenë se është imazhi zyrtar i “2014 Schutz Girl”, 32 vjeçarja pati privilegjin të dalë e para në pasarelë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, të mërkurën e kaluar. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





