Transmetuar më 05-04-2014, 16:07

Rusia është përjashtuar nga Asambleja Kombëtare e NATO-s në të cilën mbante statusin e “anëtarit shok”. Lajmi është konfirmuar nga kreu i delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s Pandeli Majko.
Vendimi për përjashtimin e Rusisë është marrë nga Komiteti i Përgjithshëm Drejtues të Asamblesë. Kreu i delegacionit shqiptar në këtë Asamble, Majko ka konfirmuar gjithashtu se Kosova është pranuar si vëzhguese në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





