Transmetuar më 05-04-2014, 14:50

Tiranë, 5 prill 2014, NOA.al- Flakët e zjarrit kanë përfshirë katin e dytë të një banese në kryeqytet, disa minuta më parë.
Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Brrylit në Tiranë. Në vendngjarje kanë mbërritur dy makina zjarrfikëse, të cilat janë duke punuar për shuarjen e flakëve.
Deri në këto momente nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje. Burimet bëjnë të ditur se aktualisht nuk ka të lënduar. Ndërkaq policia po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit. /a.s/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





