Transmetuar më 05-04-2014, 11:46

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb-  Dita e dielë do të karakterizohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike pasi vranësirat dhe shirat do të jenë prezent në të gjithë vendin. Shira më të dendur do të bien në zonat Jugore.

Edhe gjate pasdites:  i gjithë territori i vendit do te dominohet nga vranësira dhe shira por gjatë kësaj kohe nuk do të mungojnë edhe çarjet me kthjellime. Gjatë natës shirat do të zhvendosen vetëm drejt zonave malore Lindore.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante si në vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës.

Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugperendimor duke bërë që dallgëzimi në det të arrijë 3 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore te ngrohta dhe të lagështa nga oqani Antlantik do të bëjnë që ishujt britanike dhe Europa Qendrore të dominohen nga vranësira dhe shira të dendur. Po ashtu, me mot të paqëndrueshëm paraqiten Europa juglindore dhe rajoni i mesdheut ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese.

Ndërsa, e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme ku moti kthjellet do të jetë dominues. /e.gj/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit